Lidhje

Vazhdojnë debatet rreth marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës

  • Leonat Shehu

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës thanë sot se nuk kanë ndryshuar qëndrimin kritik ndaj marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Në punimet e sotme të Kuvendit të kësaj partie, ata thanë se qëndrimet kritike nuk ndryshojnë orientimin e tyre pro evropian dhe pro amerikan. Marrëveshja e cila i mundësoi Serbisë të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian ndërsa Kosovës i mundëson shkurtim të procesit të marrëveshjes së stabilizim asocimit, u shndërrua në objekt debatesh të ashpra në Kosovë ndërmjet opozitës dhe qeverisë në Kosovë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG