Lidhje

Itali: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Condordia


Itali: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Condordia
Itali: Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në anijen Costa Condordia

Pronari i anijes italiane Costa Condordia, e cila ndeshi në tokë të premten, duke lënë të vdekur pesë vetë, thotë se kapiteni i anijes gaboi në drejtimin e saj.

Shoqëria e lundrimit Costa Crociere tha dje se vendimet e kapitenit të anijes gjatë gjendjes së emergjencës nuk ishin në përputhje me procedurat e kompanisë, të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shoqëria nuk specifikoi se çfarë masash nuk mori kapiteti i anijes Francesco Schettino.

Ai ndodhet në burg për vdekjet që ndodhën si rezultat i lundrimit jashtë kursit dhe se e braktisi anijen kur udhëtarët përpiqeshin të shpëtonin.

Hetuesit kanë filluar analizimin e kutisë së zezë të anijes për të përcaktuar kursin e lundrimit të saj në momentet para aksidentit.

Anija me mbi 4 mijë njerëz në bord ndeshi në tokë të premten në mbrëmje pranë brigjeve veriore të Italisë dhe u përmbys. Të mbijetuarit e përshkruan skenë kaotike nga tmerri i njerëzve. Disa thonë se mungoi organizimi, ndëra të tjerë u hodhën nga anija në ujrat e ngrira të Detit Mesdhe dhe dolën në breg ne not.

Pesë vetë humbën jetën dhe të paktën 17 të tjerë figuronin ende të humbur dje pasi ekipet e shpëtimit gjeten një çift të moshuar në një nga kabinat nën ujë. Gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë mes të humburve.

XS
SM
MD
LG