Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet e Greqisë për formimin e një qeverie koalicioni

  • Zëri Amerikës

Vazhdojnë përpjekjet e Greqisë për formimin e një qeverie koalicioni

Vazhdojnë përpjekjet e Greqisë për formimin e një qeverie koalicioni

Indekset kryesore në tregjet evropiane të aksioneve ranë ndjeshëm sot, pas rritjes së interesave për bonot e thesarit në Itali, ndërsa kriza e borxheve ka konsumuar si qeverinë greke, edhe atë italiane. Tregjet kryesore të aksioneve në Londër, Paris dhe Frankfurt ranë sot më tepër se 2 për qind, pjesërisht për shkak të pasigurisë politike në Athinë dhe në Romë.

Ndërkohë, sot zyrtarët grekë u përpoqën për të dytën ditë me radhë të formojnë një qeveri koalicioni, e cila do ta drejtojë vendin gjatë zbatimit të masave të rrepta ekonomike. Kryeministri grek Jorgos Papandreu tha sonte se kishte arritur marrëveshje me ligjvënësit e opozitës për qeverinë e koalicionit.

Qeverisë kalimtare do t’i duhet tani të zbatojë masat e rrepta ekonomike që kanë kërkuar kreditorët ndërkombëtarë. Zoti Papandreu u zotua se Greqia do të bëjë “çfarëdo që është e mundur” për të vazhduar të qëndrojë në bllokun prej 17 vendesh që përdor si monedhë Euron dhe se qeveria e koalicionit sinjalizon një të ardhme të re për vendin.

XS
SM
MD
LG