Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet e presidentit Abaz në OKB

  • Zëri Amerikës

Vazhdojnë përpjekjet e presidentit Abaz në OKB

Vazhdojnë përpjekjet e presidentit Abaz në OKB

Presidenti amerikan Barak Obama sot pati takime të veçanta në Nju Jork me homologun e tij palestinez, Mahmud Abas dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Këto ditë është folur për një përplasje të mundshme diplomatike në Kombet e Bashkuara për çështjen e Lindjes së Mesme. Zoti Abas po vazhdon fushatën e nisur prej tij për njohjen e shtetit palestinez nga OKB-ja, megjithë përpjekjet për ta shmangur votimin për këtë çështje në Këshillin e Sigurimit.

Administrata e zotit Obama është zotuar të verë veton për këtë çështje dhe po përpiqet për të ulur në tryezën e bisedimeve të paqes si zotin Abas, edhe kryeministrin izraelit. Diplomatë të lartë të Kuartetit të Lindjes së Mesme, të përbërë nga SHBA, BE, OKB dhe Rusia, do të takohen gjatë javës, me shpresën për një marrëveshje të minutës së fundit.

XS
SM
MD
LG