Lidhje

Vazhdojnë protestat në Jemen


Vazhdojnë protestat në Jemen
Vazhdojnë protestat në Jemen

Në Jemen, dhjetra mijëra protestues pro dhe anti qeveritar demonstruan sot në pjesë të ndryshme të kryeqytetit Sana, në atë që përkrahësit e opozitës e quajtën dita e zemërimit.

Protestuesit kundër presidentit Ali Abdullah Saleh u mblodhën pranë universitetit Sana, në demonstratën më të madhe në disa javë. Aktivistët thonë se janë frymëzuar nga protestat në Tunizi dhe Egjipt.

Përkrahësit e zotit Saleh marshuan në qendër të Sanas me parrulla ku akuzoheshin protestuesit anti-qeveritar se po përpiqen të destabilizojnë vendin.

Mitingjet ndodhin një ditë pasi zoti Saleh tha se nuk do të kërkojë një mandat tjetër pas këtij të tanishmit që skadon në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG