Lidhje

Vazhdojnë protestat në Siri

  • Zëri Amerikës

Vazhdojnë protestat në Siri

Vazhdojnë protestat në Siri

Mijëra protestues në Siri i kanë përsëritur sot thirrjet për largimin nga pushteti të Presidentit Bashar al-Asad, ndërsa forcat siriane vazhdojnë të luftojnë me një grup dezertorsh të ushtrisë, të cilët mbështesin opozitën.

Aktivistët thonë se në mbarë Sirinë janë zhvilluar mitingje anti-qeveritare, pas lutjeve të së premtes. Në fillim të ditës zyrtarët sirianë thanë se gjatë operacionit që sipas tyre ka si objektiv terroristët në provinën Homs, u vranë 7 ushtarë dhe policë.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se vrasjet ndodhën në mesin e një ofensive dy-ditëshe të qeverisë siriane në qytetin qendror Rastan.

Në luftime u plagosën edhe disa ushtarë. Në Rastan janë zhvilluar përleshje të fuqishme, ndërsa trupat siriane përpiqen të shtypin dezertorët e ushtrisë që kanë formuar njësi rebelësh në qytet.

XS
SM
MD
LG