Lidhje

Vazhdojnë shkembimet e akuzave polike mbi rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës


Washingtoni synon të shikojë çështjet dhe zhvillimet përmes lenteve politike. Edhe rrjedha e naftës në Gjrin e Meksikës nuk i ka shpëtuar kesaj. Demokratët vazhdojnë të vertiten rreth komenteve të javës së kaluar nga ligjvenësi republikan Joe Barton, i cili shprehu keqardhje të thellë që kompania gjigande BP ishte gjendur nën presionin e administratës së presidentit Obama për të kompensuar viktimat e katastrofës ekologjike. Kompania BP po krijon një fond kompensimesh prej 20 miliard dollarë.

Duke folur në një program televiziv të stacionit ABC, Shefi i Stafit të Shtepisë së Bardhë, Rahm Emanuel tha se komentet e ligjvenësit Barton, nxorën në pah idetë mbizotëruese të republikanëve kur flitet për bizneset e medha.

Kjo është një filozofi. Ata e shohin BP-në si palën e demtuar dhe jo vendet e prekura nga rrjedha e naftës. Kjo është filozofia qeverisëse e republikanëve. Dhe ajo çfarë bëri Joe Barton është se u kujtoi amerikanëve, nëse ata kanë harruar, se kjo është menyra se si republikantë do të qeverisin.

Republikanët i hedhin poshtë akuzat se ata shqetësohen vetem për interesat e korporatave. Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnel, foli në kanalin televiziv Fox News të dielën. Ai tha se ligjvenësi Barton nuk kishte folur për republikanët kur i kerkoi falje kompanisë BP për kembnguljen e administratës Obama që BP të krijojë një fond kompensimesh.

BP nuk ka nevojë për shfajësim. Ata duhet të na kerkojnë ne falje dhe patjetër që ata duhet të mbulojnë të gjithë koston e pastrimit si dhe dëmet ekonomike.

Zoti McConnel tha se në vend që të kritikojë republikanët, administrata e presidentit Obama duhet të perqendrohet në reagimin e saj ndaj katastrofës së rrjedhës së naftës.

Vet presidenti është në krye të hartimit të një plani për të trajtuar rrjedhën e naftës. Çfarë ndodhi me të ? Administrata ka një rol për të luajtur në ketë mes dhe ata nuk kanë bërë punë të mirë deri tani.

Kur kanë kaluar gati dy muaj nga aksidenti, nafta e papërpunuar vazhdon të pushtojë ujërat e Gjirit të Meksikës. Përpjekjet për të ndaluar rrjedhën kanë provuar të jenë të paefektshme dhe përpjekjet për të frenuar përhapjen e naftës nuk kanë parandaluar që nafta të arrijë brigjet amerikane. Përllogaritjet qeveritare rreth rrjedhës së naftës janë shtuar që nga shpërthimi vdekjeprurës në prill dhe aktualisht qendron mes 35 mijë dhe 60 mijë fuçive naftë në ditë.

XS
SM
MD
LG