Lidhje

Vazhdojnë spekulimet rreth së ardhmes politike për Sara Pejlin

  • Jim Malone

Vazhdojnë spekulimet rreth së ardhmes politike për Sara Pejlin

Vazhdojnë spekulimet rreth së ardhmes politike për Sara Pejlin

Për disa muaj me radhë Sara Pejlin ka thënë se po shqyrton mundësinë e kandidimit për presidente në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm, por ende nuk ka vendosur. Zonja Pejlin ka thënë nëpër intervista se ndoshta do t’i duhet të vendosë deri nga fundi i shtatorit ndërkohë që analistët politikë do të mbajnë sytë hapur në takimin e kësaj jave të Tea Party në shtetit Ajova, ku zonja Pejlin do të mbajë fjalim.

Komisioni i veprimit i zonjës Pejlin publikoi një video dy minuta të bazuar në udhëtimin e saj të fundit në Ajova çfarë ka shtuar spekulimet se ajo është gati të hyjë në garën republikane për emërimin e kandidaturës për presidente.

“ Mendoj se po shohim një ringjallje të madhe të publikut amerikan, individët amerikan që duan rikthimin vendit në stade më të larta.”

Zonja Pejlin ishte kandidatja republikane për postin e zëvendës presidentes në zgjedhjet e vitit 2008 dhe me shpejtësi krijoi një mbështetje mes votuesve social konservatorë të lëvizjes Tea Party për një qeveri të vogël.

Por zonja Pejlin është lënë në hije nga konkuruesit presidencial të këtij viti si kongresisitja e Minesotës Mishell Bakman dhe guvernatori i Teksasit Rik Perri, i cili ka kaluar në krye të fushës republikane në bazë të një ankete të fundit.

Një këshilltarë i i lartë për ish presidentin George W. Bush, Karl Rove, i tha kanalit televiziv Fox News se Pejlin duhet të vendos së shpejti nëse kërkon të bëhet kandidate për zgjedhjet për Shtepinë e Bardhë në 2012.

“Vështirësia e saj është se nëse nuk futet në garë menjëherë pas javës që vjen atëherë njerëzit thjeshtë do të thonë, ‘ajo nuk është në garë, nuk do të jetë dhe nëse futet nuk do të jem për të’. Nuk mund bësh ngacmime të shumta politike, dhe ajo po i afrohet këtij fundi.”

Zonja Pejlin ka qënjë një shkop rrufeje politike që nga zgjedhja e saj si kandidate e Partisë Republikane për nënpresidente në vitin 2008. Zonja Pejlin ka një vlerësim të lartë nga votuesit konservatorë, por nuk ka mbështetje nga qendra dhe demokratët, thotë Piter Braun anketues me Universitetin Quinipiak.

“Të jemi të qartë, zonja Pejlin ka mbështetje të fuqishme mes votuesve republikan. Problemi qendron se në zgjedhje të përgjithëshme ajo nuk ka mbështetje të mirë mes votuesve të pavarur dhe është e qartë se nuk ka mbështetje nga demokratët.”

Anketa e fundit nga CNN-ORC gjeti se Rik Perri po kryeson fushën republikane me 27 përqind mbështetje, i ndjekur nga Mit Romni me 14 përqind. Sara Pejlin ishte në vendin e tretë me 10 përqind, e ndjekur nga Mishelle Bakman me 9 përqind.

XS
SM
MD
LG