Lidhje

Vazhdon nxjerrja një nga një prej nëntokës e minatorëve në Kili

  • Zëri Amerikës

Vazhdon nxjerrja një nga një prej nëntokës e minatorëve në Kili

Vazhdon nxjerrja një nga një prej nëntokës e minatorëve në Kili

Më shumë se gjysma e minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Kili për më shumë se dy muaj u ribashkuan me mall me të dashurit e tyre që i prisnin mbi sipërfaqe, pasi u nxorën një nga një nga thellësitë e tokës.

Deri tani 17 nga 33 minatorët janë nxjerrë nga më shumë se gjysmë kilometri nën tokë, në një operacion shpëtimi kompleks dhe të parealizuar ndonjëherë më parë duke u transmetuar në mbarë botën.

Minatorët që po dalin u brohoritën nga ekipet e shpëtimit, zyrtarët dhe anëtarët e familjeve. Disa prej tyre u ulën në gjunjë dhe u lutën qetësisht para se të merrreshin me barrela për ekzaminim mjekësor. Ata ishin të bllokuar nën tokë për 69 ditë – numër ky rekord.

Minatori i parë u nxorr pak minuta pas mesnate.

Presidenti kilian Sebastian Pinera përshëndeti operacionin e shpëtimit sot duke thënë se vendi jetoi një natë magjike.

XS
SM
MD
LG