Lidhje

Vazhdon dhuna kundër pelegrinëve në Bagdat

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët irakianë thanë se dy bomba kanë vrarë të paktën shtatë persona në sulmet e fundit që kanë venë në shënjestër pelegrinët shiitë që udhëtojnë për në një xhami në veri të Bagdatit.

Shpërthimet ndodhin një ditë pasi sulmet në mbarë kryeqytetin irakianë vranë të paktën 50 persona shumica e të cilëve u vranë nga autorë të sulmeve vetvrasëse që aktivizuan lëndën shpëthyese pranë një turme me pelegrinë. Gjashtë persona të tjerë u vranë në sulmet ditën e martë.

Dhuna vazhdon megjithë shtimin e sigurisë në kryeqytetin irakian ku dhjetra mijëra besimtarë ishin mbledhur për ceremonitë që shënojnë vdekjen e Imamit Moussa al-Kadhim, imami i 12 në Islamin Shiit.

XS
SM
MD
LG