Lidhje

Vazhdon dhuna në Siri


Vazhdon dhuna në Siri
Vazhdon dhuna në Siri

Aktivistët thanë se të paktën 16 persona u vranë në Siri sot pasi forcat e sigurisë hapën zjarr mbi protestuesit dhe ndërmorrën sulme në mbarë vendin.

Ata thanë se shumica e vdekjeve ndodhën në rajonin jugor të Darës.

Protestuesit u bënë thirrje vendeve të huaja të tërheqin ambasadorët e tyre nga Damasku. Thirrjet e tyre pason një votim në Lidhjen Arabe për të pezulluar anëtarësimin e Sirisë.

Lidhja i dha gjithashtu Sirisë një ultimatum për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të lejuar epike vëzhguesish të monitorojnë situatën. Sot, grupi tha se Siria kishte rënë dakort në parim me planin por kishte paraqitur amendamente të paspecifikuara që tani po shqyrtohen.

XS
SM
MD
LG