Lidhje

Vazhdon dhuna në Siri, sot vriten 23 vetë


Në Siri, aktivistët thonë se në disa sulme në mbarë vendin janë vrarë të paktën 23 persona, 2 prej të cilëve fëmijë. Organizata me seli në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se në një sulm në përleshjet mes trupave qeveritare dhe forcave rebele në provincën Deir Ezzor u vranë 12 ushtarë dhe një civil.

Në provincën veriperëndimore të vendit aktivistët thanë se një sulm ka shkaktuar të paktën 10 të vrarë, 9 prej tyre anëtarë të një familjeje. Lajmi vjen një ditë pasi aktivistët sirianë thanë se një sulm i dyfishtë me bombë pranë ndërtesave të sigurisë në qytetin veriperëndimor të Idbilit shkaktoi të paktën 20 të vrarë. Objekt i sulmi në Idlib ishin zyrat e shërbimit të zbulimit të përdorura nga ushtria siriane dhe forcat ajrore. Shpërthimet shkaktuan të paktën 9 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

XS
SM
MD
LG