Lidhje

Maqedoni, vazhdon kriza politike dhe institucionale


Vazhdon kriza politike në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Në Maqedoni vazhdon kriza politike dhe institucionale. Partia VMRO-DPMNE i bëri thirrje Lidhjes Social Demokrate që të heqë dorë nga ajo që e quan "Platformë e Tiranës", duke i ofruar mbështetje për të formuar një qeveri të pakicës. Ndërkaq, disa analistë vlerësojnë se ndikimi i Rusisë te partia VMRO dhe drejtuesit e saj mund ta thellojë edhe më tej krizën.

Vazhdon kriza politike në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Vëzhguesit e zhvillimeve politike në vend thonë se Maqedonia ndeshet me një krizë serioze politike dhe institucionale. Profesori Mersel Bilalli vlerëson se mund të ketë rreziqe ndaj sigurisë jo vetëm brenda Maqedonisë por edhe në rajon për shkak të përpjekjeve ruse për shtrirjen e ndikimit dhe protestave të përditshme në Maqedoni kundër shumicës së deklaruar parlamentare.

“Të gjitha analizat serioze çojnë në drejtim të asaj se Rusia në këtë kohë kur ka probleme shumë të mëdha sa i përket standardit, për shkak të sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës, nuk ka fuqi që të përballet me probleme që me të vërtetë kanë peshë të madhe politike në Ballkan, por si duket, Rusia dëshiron të nxisë struktura të këtushme në Maqedoni, Bosnje, pjesërisht dhe në Mal të Zi që të krijojnë një farë destabilizimi të kontrolluar që të mund të bëjë mandej tregëti për intersa të veta. Që të mund bashkësia ndërkombëtare t’ia heqë sanksionet, ta pranojë aneksimin e Krimesë dhe t’i avanacojë intersat në lindje të Ukrainës”, thotë z. Bilalli.

Analisti mendon se një qeveri midis Lidhjes Social Demokrate dhe partive shqiptare do të të zgjidhte gradualisht problemin me gjuhën shqipe, dhe do t’i përkushtohej reformave që kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar.

“Si duket, partitë shqiptare heshturazi, pjesërisht janë pajtuar që çështjet t’i lënë për një të ardhme të caktuar. Në këtë moment duhet bërë formimi i qeverisë me LSDM-në; Kjo të paktën është dhe qëndrim i fuqishëm i komunitetit ndërkombëtar”, vlerëson Bilalli.

Por, presidenti Gjorgje Ivanov ende nuk shikon arësye për t’ia ndarë mandatin Zoran Zaevit të Lidhjes Social Demokrate, i cili ka krijuar shumicën prej 67 ligjvënësish, nga 120 sa ka gjithsej parlamenti i Maqedonisë.

Nga ana tjetër, protestuesit e mbështetur nga VMRO-DPMNE për çdo natë dalin para qeverisë dhe parlamentit në Shkup për të kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe për të shprehur pakënaqësi me atë që ata e quajnë një hap drejt federalizimin apo ndarjes së Maqedonisë.

Nëse shumica e re parlamentare tenton ta zgjedhë kryetarin e parlamentit dhe ta miratojë qeverinë pa qenë e mandatuar nga presidenti Ivanov, nuk përjashtohet mundësia, sipas analistëve, që turmat e protestuesve të provojnë të bllokojnë seancën madje edhe me dhunë.

XS
SM
MD
LG