Lidhje

Vazhdon kriza bërthamore në Japoni

  • Zëri Amerikës

Vazhdon kriza bërthamore në Japoni

Vazhdon kriza bërthamore në Japoni

Administratorët e centralit të dëmtuar bërthamor në Japoni njoftuan se kanë filluar të çlirojnë mbi 11 mijë tonë ujë të ndotur me lëndë radioaktive në ujërat e detit. Kjo masë merret me synimin për të hapur vend në mënyrë që në rezervuarë të futet uji me redioaktivitet edhe më të lartë që rrjedh nga çarjet në reaktorët e dëmtuar:

Sekretari i Kabinetit japonez Yukio Edano e konfirmoi sot planin në një konferencë për shtyp, duke thënë se kjo është një masë e pashmangshme, për të mundësuar sigurinë. Ai tha se uji që do të çlirohet në oqean ka radioaktivitet shumë më të ulët se uji që do të futet në depozitat e centralit, i cili vjen kryesisht nga reaktori numër dy i centralit.

Zyrtarët kanë regjistruar nivele radioaktivititeti disa mijëra herë më të larta se niveli maksimal i lejueshëm në ujërat pranë centralit të Fukushimës:

“Nëse vazhdon për një kohë të gjatë problemi i akumulimit të radioaktivitetit, do të rritet ndotja. Edhe nëse deti e ul ndotjen radioaktive, problemi do të vazhdojë të rritet, prandaj duhet ta ndalim sa më parë”.

Përpjekjet e vazhdueshme që dje nuk kanë rezultuar në ndaljen e ndotjes radioaktive. Sot, kompania energjetike filloi të hidhte në masën e ujit një substancë të lëngshme me ngjyrë, me shpresën që të gjente çarjen. Zyrtarët thanë se do të përpiqen ta bllokojnë rrjedhjen sapo të zbulojnë ku e ka burimin:

“Ende nuk kemi shenja se solucioni i bardhë po mbërrin në ujërat e detit”.

Jeffrey Immelt, Shefi Ekzekutiv i kompanisë amerikane General Electric, që ndihmoi për ndërtimin e reaktorit, u takua sot me zyrtarët e kompanisë japoneze në Tokio:

“Në bashkëpunim me partnerët tanë të Hitaçit, kemi angazhuar më shumë se 1 mijë inxhinierë pa ndërprerje që kur filloi incidenti. Do të vazhdojmë të punojmë me TEPCO-n gjatë periudhës afat-shkurtër, afat-mesme dhe afat-gjatë në përgjigje të kësaj katastrofe të tmerrshme”.

Kriza bërthamore ka larguar vëmendjen nga nevojat kolosale për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti dhe cunami, të cilët kanë sheshuar qytete dhe fshatra të panumërta në bregdetin veri-lindor të Japonisë. Më shumë se 12 mijë vetë konfirmohen të vdekur dhe mbi 15 mijë të tjerë figurojnë të zhdukur nga dy katastrofat.

Afro 160 mijë vetë ende jetojnë në qendra provizore strehimi.

XS
SM
MD
LG