Lidhje

Vazhdon ngërçi politik në Irak


Vazhdon ngërçi politik në Irak
Vazhdon ngërçi politik në Irak

Udhëheqësit e partive politike të Irakut u dhanë fund për sot bisedimeve që synojnë t’i japin fund ngërçit politik prej 8 muajsh lidhur me formimin e qeverisë së re.

Në bisedimet e sotme, që u mbajtën në qytetin verior kurd të Irbilit, morën pjesë kryeministri Nuri al Maliki dhe rivali i tij kryesor, ish-kryemnistri Ajad Allawi. Zoti Maliki bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për rindërtimin e infrastrukturës së Irakut, ndërsa zoti Allawi foli për nevojën e partnerëve të vërtetë në vendimmarrjen politike. Takimi i sotëm u mbyll pa ndonjë marrëveshje dhe bisedimet janë në plan të vazhdojnë nesër në Bagdad.

Në bisedime po marrin pjesë përfaqësues nga grupime të ndryshme, mes tyre pasues të klerikut antiamerikan Muktada al-Sadr, që mbështet zotin Maliki. Në zgjedhjet parlamentare të marsit në Irak asnjëra nga partitë nuk arriti shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë dhe deri tani kanë dështuar përpjekjet për krijimin e një qeverie koalicioni.

XS
SM
MD
LG