Lidhje

Trazirat në Siri janë përhapur deri në qytetin bregdetar të Banias


Trazirat në Siri janë përhapur deri në qytetin bregdetar të Banias
Trazirat në Siri janë përhapur deri në qytetin bregdetar të Banias

Trazirat në Siri janë përhapur deri në qytetin bregdetar të Banias, ku dëshmitarët thonë se përkrahësit e presidentit sirian Bashar Al-Asad kanë plagosur pesë persona.

Dëshmitarët thanë se sot, forcat besnike të presidentit kanë qëlluar në drejtim të një grupi njerëzish në xhaminë Abu Bakr al-Sidik.

Banorët në Banias thonë se protestuesit u mblodhën dje dhe sot në këtë qytet bregdetar për të protestuar kundër qeverisë.

Shërbimi telefonik në qytet nuk funksionon prandaj ka qenë e vështirë të sigurohen hollësi për trazirat e atjeshme. Banorët i thanë agjencisë franceze të lajmeve se të gjitha linjat tokësore dhe telefonia celularë janë ndërprerë.

Sipas dëshmitarëve, dje forcat siriane të sigurisë hapën zjarr kundër njerëzve të opozitës në dy qytete të tjera.

Ata thonë se forcat e sigurisë në qytetin port Latakia kanë përdorur plumba të vërtetë për të shpërndarë qindra protestues anti-qeveritarë.

Në qytetin jugor Dara, po sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë kanë qëlluan ndaj pjesëmarrësve të funeralit të disa prej viktimave të ditës së premte, kur forcat e sigurisë vranë 26 protestues.

XS
SM
MD
LG