Lidhje

Vazhdon të rritet përkrahja për Newt Gingrich


Vazhdon të rritet përkrahja për Newt Gingrich
Vazhdon të rritet përkrahja për Newt Gingrich

Përkrahja për ish kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich vazhdon të rritet në garën për kandidaturën presidenciale të partisë republikane.

Një anketë e re e publikuar sot tregon se Gingrich kryeson me mbi 10 pikë në tre shtete kyçe – Florida, Ohio dhe Pennsylvania.

Anketa e Universitetit Wuinnipiac tregon se votuesit repubikanë zgjedhin zotin Gingrich mbi ish guvernatorin e Massachusetts Mitt Romney me 18 deri në 27 përqind.

Ndihmës drejtori i universitetit për institutin e anketave tha se zoti Gingrich nuk është më “thjesht një pretendent i rastësishëm”.

Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u ngjit në krye të kandidatëve republikanë ndërsa biznesmeni Herman Cain humbi mbështetje dhe eventualisht doli nga gara pas akuzave për ngacmime seksuale dhe një marrëdhënie jashtë martesore.

Shifrat e reja të anketës vijnë më pak se një muaj para zgjedhjeve paraprake të Iowa-s – votimi i parë në procesin për emërimin presidencial të partisë republikane.

XS
SM
MD
LG