Lidhje

Vazhdon prishja e ndërtimeve pa leje

  • Raimond Kola

Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit po vijon prishjet e ndërtimeve pa leje në segmentin rrugor që lidh Fierin me Tepelenën. Ndërhyrja gjatë ditës së sotme në dy objekte ka shkaktuar përplasje të policisë me banorët e një fshati të Mallkastrës.

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë kanë vepruar për të liruar godinën nga disa dhjetëra banorë që ishin ngjitur mbi ndërtimin e papërfunduar për të mos lejuar mjetet të vepronin.

Mes banorëve ishte dhe pronari i godinës, me familjen e tij. Ai ka përdorur edhe fëmijët për mbrojtjen e ndërtimit , por më pas është larguar forcërisht nga policia e cila ka shmangur incidentet mes banorëve dhe inspektorëve.

Ministria e Transporteve dhe ajo e Turizmit kanë shpallur një Plan Kombëtar për sigurinë rrugore dhe për prishjen e gjithë ndërtimeve pa kriter në rrugët kombëtare dhe ato turistike. Operacioni me i fundit pritet te shtrihet ne gjithe territorin e vendit.
XS
SM
MD
LG