Lidhje

Vazhdon të rëndohet gjendja në Shqipërinë veriore për shkak të motit të keq


Vazhdon të rëndohet gjendja në Shqipërinë veriore për shkak të motit të keq
Vazhdon të rëndohet gjendja në Shqipërinë veriore për shkak të motit të keq

Ka vazhduar edhe sot të rëndohet situata në zonën Veriore të Shqipërisë, ku një pjesë e akseve kombëtare janë ende të bllokuara së bashku me pjesën më të madhe të rrugëve rurale. Komunat malore vazhdojnë të jenë të izoluara nga dëbora dhe ngricat ndërkohë që po shfaqen edhe emergjencat shendetësore dhe ushqimore. Në mesditë, në qytetin e Pukës është mbledhur Shtabi i emergjencë, ku ka marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Po sot, në Shkodër ka arritur edhe një helikopter i Ministrisë së Brendëshme, i cili është vënë në dispozicion të emergjencave në zonën e thellë malore të Dukagjinit.

XS
SM
MD
LG