Lidhje

Situata në zonën e Nënshkodres përmirësohet, por mbeten sfida

  • Pëllumb Sulo

Situata në zonën e Nënshkodres përmirësohet, por mbeten sfida

Situata në zonën e Nënshkodres përmirësohet, por mbeten sfida

Përmirësimi, prej mëse një jave i motit po ndikon edhe në përmirësimin gradual të situatës së përmbytjes në komunat fushore të Nënshkodrës dhe në lagjet hyrëse të qytetit. Uji tashmë është tërhequr nga më shumë se 3 mijë hektarë tokë, ndërkohë që 3600 përsona të evakuar janë kthyer në shtëpitë e tyre. Por më shumë se 4500 banesa vazhdojnë të jenë të përmbytura, kryesisht në Velipojë, Ana e Malit, Bushat, Dajç, Berdicë si dhe brenda në qytet.

Për shkak të kesaj situate, kryetari shtabit te emergjencave civile për Shkodrën, Maxhid Cungu, tha sot se emergjenca ende nuk është tejkaluar.

Po sot, Kryeministri Sali Berisha, ishte në shtabin e emergjencave të Shkodrës ku përgëzoi strukturat e emergjencave si dhe siguroi banorët e zonave të përmbytura se, sapo të jetë tejkaluar situata e emergjencës, do të nisë procesi i verifikimit dhe kompensimit të dëmeve.

Ndëkohë, po sot, Kryqi i Kuq Shqiptar nisi një operacion humanitar në zonat e përmbytura, ku 2 mijë familjeve do t’u shpërndahen paketa ushqimore dhe higjenike, të vleftshme për çdo familje për një periudhë një mujore.

Largimi gradual i ujrave nga zonat e përmbytura po lë pas një sasi të madhe mbeturinash dhe papastërtish, që janë burim infeksionesh dhe epidemishë. Ndaj, sapo ka nisur pastrimi dhe dizifiktimi me klor në rrugët kryesore të qytetit, prej nga uji është tërhequr.

XS
SM
MD
LG