Lidhje

Mbyten 12 refugjatë pranë brigjeve turke


12 refugjatë humbën jetën pranë brigjeve të Turqisë, pasi anija e tyre u përnbys gjatë rrugës për në ishujt grekë nga një stuhi e rëndë.

Roja bregdetare turke tha se 26 refugjatë të tjerë u shpëtuan pranë brigjeve të Izmirit.

Agjencia turke e lajmeve Dogan njoftoi se roja bregdetare gjeti trupat e të paktën pesë fëmijëve të mbytur. Videot e agjencisë tregojnë trupat e viktimave të mbështjella me qese dhe të rreshtuara pranë detit.

Forcat e sigurisë ndaluan dy persona për trafik me njerëz, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Roja bregdetare tha se rreth 40 refugjatë kanë vdekur këtë vit pranë brigjeve të Turqisë, në përpjekje për të kaluar detin drejt Greqisë.

XS
SM
MD
LG