Lidhje

Njerëzit e famshëm që ndërruan jetë gjatë vitit 2016


Prej aktorëve tek muzikantët apo njerëzit e letrave, bota humbi gjatë këtij viti disa prej figurave inspiruese që kanë bërë histori. Viti nisi me vdekjen e trishtë të Davit Bowie prej sëmundjes së kancerit apo pak muaj më vonë të një tjetër legjende në muzikë siç ishte Prince. Natën e Krishlindjeve u nda nga jeta një tjetër figure, ikonë e muzikës botërore, George Michael. Me shumë dhimbje e admirim u përcoll për në banesën e fundit Muhamet Ali, që shkëlqeu në boks po aq sa dhe në aktivizimin e tij politik.

Ka më shumë gjasa që 2016 të mbahet mend për ngjarje të tilla që shënuan zhvillimet ndërkombëtare si Brexit apo fitorja e Donald Trumpit, por ky gjithashtu është një vit gjatë të cilit u larguan nga jeta shumë njerëz të famshëm.

Viti nisi me largimin nga jeta te ikonës britanike të muzikës David Bowie, që vuante nga sëmundja e kancerit. Vdekja e këngëtarit trishtoi shumë dashamirë të tij që u lutën dhe bënë homazhe për të në qytetin ku lindi dhe u rrit, Brixton.

Bota muzikore humbi një tjetër ikonë këngëtarin e muzikës pop Prince. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Minnesota.

I njohur për këngët e tij si “Purple Rain” dhe “When the Doves Cry”, Princ vdiq në muajin prill në moshën 57 vjeçare si pasojë e një mbidoze aksidentale me narkotikë që jepen kundër dhimbjeve.

Vdekja e boksierit Muhamed Ali, ish-kampioni i peshave të rënda, i njohur sa për aktivizmin politik të tij, aq edhe për shkëlqimin në fushën e boksit, shkaktoi një shpërthim admirimi për një nga figurat më të njohura të shekullit të 20.

Muhamed Ali, i cili vuate prej kohësh nga sëmundja e Parkinsonit që i kishte dobësuar aftësinë e të folurit dhe e kishte shdërruar dikur atletin e hijshëm pothuaj në të burgosur të trupit të tij, u largua nga jeta në moshën 74 vjeçare.

Autori i teksteve të shumë këngëve dhe poeti Leornad Cohen vdiq në gjumë pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Los Angeles. Cohen njeriu i muzikës dhe letërsisë, këngët e të cilit ndërthurnin imazhe fetare me tema shpengimi dhe dëshira seksuale, vdiq në 7 nëntor në moshën 82-vjeçare. për Për vdekjen e tij nuk u dha zyrtarisht asnjë shkak.

Shtetet e Bashkuara humbën një prej shkrimtareve më me ndikim të shekullit të 20-të, Harper Lee, autore e librit “To Kill a Mockingbird”, “Të Vrasësh Zogun Përqeshës”. Vitin e kaluar, Harper Lee, botoi librin tjetër, “Go set a Watchman”, si vazhdim i librit të 1960. “Të Vrasësh Zogun Përqeshës” u botua në kohën kur lëvizja për të drejta civile po merrte jetë. Analizimi therës i urrejtjes racore në jug e bëri librin veçanërisht të rëndësishëm.

Në fund të vitit, natën e Krishtlindjeve, bota e muzikës merr një tjetër tronditje me vdekjen në moshën 53-vjeçare të ikonës së viteve 80, George Michael. Fillimi i famës së tij nis me grupin "Wham!".

Gjatë jetës së tij këngëtari kishte bërë mjaft donacione në miliona dollarë për fëmijë, për viktima të kancerit dhe ata të prekur nga SIDA, donacione të cilat zgjodhi të mos i bëjë publike.

XS
SM
MD
LG