Lidhje

Vdekjet nga mbidoza, më shumë se nga aksidentet rrugore

  • Astrit Lulushi

Vdekjet nga mbidoza, më shumë se nga aksidentet rrugore

Vdekjet nga mbidoza, më shumë se nga aksidentet rrugore

Një agjenci qeveritare amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara përballen me një dukuri të rrezikshme - mbidoza e barnave që merren me recetë nga mjeku. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se më shumë njerëz po vdesin nga mbidoza me këto barna se sa nga përdorimi i ilaçeve të paligjshme. Numri i këtyre vdekjeve ua kalon atyre aksidentet rrugore.

Vdekja e artistes amerikane Whitney Huston ka nxitur debatin rreth abuzimeve me ilaçet që jepen me recetë.

Autoritetet gjetën disa ilaçe që jepen me recetë mjeku në dhomën e saj të hotelit ndërsa dëshmitarë kanë thënë se e kanë parë duke pirë shampanjë ditët përpara vdekjes. Disa prej këtyre ilaçeve frenojnë funksionimin e sistemit nervor. Edhe alkoli bën të njëjtin efekt dhe kombinimi i të dyjave mund të jetë vdekjeprurës.

Jennifer Brand është mjeke farmaciste në qendrën spitalore Medstar në Uashington.

“Diçka që e shohim përherë e më shumë sidomos në lajme është kombinimi i ilaçeve kundër dhimbjeve si oxycontin, percoset, vicodin dhe barnave kundër ankthit”.

Miliona amerikanë marrin ilaçe kundër depresionit, për gjumin dhe kundër dhimbjeve. Etiketa e farmacisë në shishe nuk garanton siguri të plotë. Ky i ri i me emrin Greg, përdorte barna që mjeku i kishte dhënë me recetë për prindërit e tij.

“Unë i justifikoj njerëzit që i marrin këto barna sepse ato jepen me recetën e mjekut. Nuk është njëlloj sikur t’i blesh në rrugë”...

Pak vjet më parë, mjekët në qendrën e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve vunë re një prirje në vdekjet e shkaktuara nga barnat me recetë. Në vitin 2008, ata publikuan një studim që e konfirmonte këtë. Dr. Aron Hall është bashkautor i studimit.

“Ne gjetëm se shumë njerëz që abuzonin me ilaçet me recetë nuk kishin një recetë për ilaçin që i çoi drejt vdekjes”.

Por pacientët mund të blejnë edhe ilaçe janë në raftet e farmacive pa pasur nevojë për recetë.

“Çdo ilaç që merret pa recetë shton rrezikun”

Nëse një pacient vizitohet tek më shumë se një mjek dhe shkon nëpër farmaci të ndryshme, rreziku i mundshëm është se askush, madje as mjekët, nuk arrijnë të kenë një listë të plotë të mjekimeve që ai ka marrë. Është gjithashtu e vështirë të dihet se si reagon dikush ndaj një lloj mjekimi.

“Çdo pacient reagon ndyshe ndaj barnave, disa janë shumë të ndjeshëm, disa marrin shumë, shumë ilaçe por nuk ka efekt. Fatkeqësisht nuk ka një mënyrë për ta përcaktuar qartë këtë”.

Jennifer Brand këshillon që vizitat mjekësore të kryehen tek i njëjti mjek e nëse shkon tek një mjek specialist, ai duhet informuar për të gjitha barnat që pacienti është duke marrë. Ajo rekomandon gjithashtu që të shkohet në një farmaci, e nëse pacenti dëshiron të marrë një ilaç tjetër pa pasur nevojë për recetën e mjekut, duhet të këshillohet më parë me farmacistin.

XS
SM
MD
LG