Lidhje

Vdes Beti Ford, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara


Vdes Beti Ford, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara
Vdes Beti Ford, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara

Mbrëmë, vdiq në moshën 93-vjeçare ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Betty Ford, mbrojtëse e njohur e të drejtave të grave dhe themeluese e Qendrës Betty Ford kundër abuzimit me alkoholin dhe drogën.

Zonja Ford lindi në Çikago në vitin 1918. Në moshën njëzet vjeçare shkoi në Nju Jork, ku punoi si kërcimtare dhe modele.

Ish-presidenti Gerald Ford ishte burri i saj i dytë. Ata u martuan pak kohë para se ai të zgjidhej në Kongres në vitin 1948. Në vitin 1974, çifti Ford u vendos në Shtëpinë e Bardhë, pas dorëheqjes së presidentit Richard Nixon për shkak të skandalit Uotergejt.

Zonja e parë, Beti Ford u bë e njohur për sinqeritetin e saj, duke diskutuar në një intervistë televizive mbi të drejtat e grave, seksin paramartese dhe abortin.

Ndërkohë që ishte në Shtëpinë e Bardhë, ajo u diagnostikua me kancer të gjirit. Më pas ajo u bë inkurajuese e studimeve mbi këtë lloj kanceri dhe u përpoq që njerëzit të bëheshin të vetëdijshëm për këtë sëmundje.

XS
SM
MD
LG