Lidhje

Vdes gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer


Vdes gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer
Vdes gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer

Gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer, vdiq ndërsa ishte me punë në Siri për gazetën New York Times.

Kjo gazetë thotë se 43 vjeçari Shadid pësoi dje një goditje të rëndë nga azma, ndërsa përgatitej të largohej nga Siria, ku kaloi javën e kaluar, duke mbuluar betejën e forcave të opozitës kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad. Fotografi i New York Times-it, që udhëtonte me gazetarin Shadid e çoi trupin e tij në Turqi.

Zoti Shadid, shtetas amerikan me prejardhje nga Libani, i cili fliste shumë mirë arabisht, e përqëndroi karierën e tij 20 vjeçare duke njoftuar mbi Lindjen e Mesme për agjencinë e lajmeve Associated Press dhe gazetat Boston Globe, Washington Post, dhe New York Times. Ai fitoi çmimin Pulitzer për gazetari ndërkombëtare në vitin 2004, dhe përsëri më 2010 për mbulimin e ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Irakut, ndërsa punonte për Washington Post-in.

Sot në Uashington, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton nderoi jetën dhe punën e zotit Shadid.

Mbulimi i ngjarrjeve në Lindjen e Mesme e vinte gazetarin Shadid shpesh në rrezik. Ai u plagos në shpatull në vitin 2002 ndërsa mbulonte zhvillimet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, madje u arrestua në Libi vitin e kaluar nga forcat besnike të ish diktatorit Moammar Gadhafi.

Gazeta New York Times tha se zoti Shadid dhe kolegët e tij hynë fshehurazi në Siri me ndihmën e kontrabanduesve.

XS
SM
MD
LG