Lidhje

Vdes ish Sekretari amerikan i Shtetit Lorenc Igëllberger


Vdes ish Sekretari amerikan i Shtetit Lorenc Igëllberger
Vdes ish Sekretari amerikan i Shtetit Lorenc Igëllberger

Vdiq në moshën 80-vjeçare ish Sekretari amerikan i Shtetit Lorenc Igëllberger.

Lajmin për vdekjen e tij e dhanë përfaqësues të ish Presidentit Xhorxh Herbert Uokër Bush dhe të ish Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker. Hollësi të tjera nuk janë bërë të ditura.

Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë ku e quan zotin Igëllberger “një diplomat të shquar” dhe ku thuhet se ai i shërbeu vendit “në ditët kritike” në mbarim të Luftës së Ftohtë, pas rënies së Murit të Berlinit.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton vuri në dukje se zoti Igëllberger ishte një zë i fortë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave amerikane. Zoti Igëllberger shërbeu në postin e Sekretarit të Shtetit për vetëm 5 muaj.

XS
SM
MD
LG