Lidhje

Vdes legjenda e Hollivudit Elizabet Tejlër

  • Zëri Amerikës

Vdes legjenda e Hollivudit Elizabet Tejlër

Vdes legjenda e Hollivudit Elizabet Tejlër

Hollivudi ka humbur sot një ndër yjet e tij më të ndritshëm, aktoren legjendare Elizabeth Taylor. Aktorja vdiq sot herët nga komplikacionet në zemrës, pas një beteje të gjatë me problemet e shëndetit. Aktorja kujtohet për një krijimtari të pasur në celuloid, si pioniere e fushatës kundër përhapjes së Sidës dhe për aktivitetin e gjerë bamirës:

Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.

Si aktore ajo ka fituar dy çmime Oscar për aktoren më të mirë si dhe një çmim Oscar në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.

Karriera e saj si aktore pëmban qindra pjesëmarrje në filma dhe programe televizive, ku mund të pëmenden filmat “National Velvet”, “Cleopatra”, “Who’s affraid of Virgina Wolf?” etj. Dalja e saj e parë në ekran shënohet në vitin 1942 ndërsa aktiviteti i saj i fundit profesional shënohet në vitin 2001, vit në të cilin ajo u shkëput përfundimisht nga ekrani dhe puna si aktore.

Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite. Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.

XS
SM
MD
LG