Lidhje

Vdes në aksident me makinë mbesa e Nelson Mandelës

  • Rudina Dervishi

Mbesa e udhëheqësit të Afrikës së Jugut kundër aparteidit Nelson Mandelës është vrarë në një aksident me makinë ndërsa po kthehej nga koncerti i hapjes së Kampionatit Botëror të futbollit.

Fondacioni Nelson Mandela tha se Zenani Mandela vdiq në aksidentin ku është përfshirë vetëm me të cilën ajo udhëtonte në një autostradë. Gjatë aksidentit nuk ka patur viktima të tjera.

Policia në Johannesburg ka akuzuar shoferin se ka ngarë makinën nën influencën e alkoolit dhe tha se po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave të vrasjes.

Zenani kishte festuar 13 vjetorin e lindjes vetëm dy ditë më parë. Ajo është një nga nëntë mbesat dhe nipërit e zotit Mandela, i cili ishte presidenti i parë afrikano-amerikan i Afrikës së Jugut.

Fondacioni tha se familja Mandela ka kërkuar privatësi ndërsa vajton këtë humbje të madhe.

Kampionati Botëror i Futbollit hapet sot me ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës në Johannesburg.



XS
SM
MD
LG