Lidhje

Vdes në moshën 56 vjeçare Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Apple


Vdes në moshën 56 vjeçare Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Apple
Vdes në moshën 56 vjeçare Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Apple

Bashkëthemeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Stiv Xhobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009. Kompania e teknologjisë kompjuterike bëri njoftimin dje vonë, duke thënë se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndërsa bota humbi një njeri të mrekullueshëm. Në njoftimin e Apple thuhet se “ne që kemi patur fatin emadh ta njihnimi dhe të punonim me Stivin kemi humbur një mik të shtrenjtë dhe një instruktor frymëzues”. Në njoftimin e kompanisë thuhet gjithashtu se shpirti i tij do të jetë përgjithmonë në themelet e Apple-s.

Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet në një deklaratë me shkrim, duke thënë se Xhobs ishte mes novatorëve më të mëdhenj amerikanë. Zoti Obama tha se Xhobs “ripërkufizoi të gjitha industritë”, e bëri Internetin “jo vetëm të përdorshëm, por edhe të kapshëm dhe argëtues” dhe arriti atë që ai e përshktoi si perspektivë të rrallë historike të ndryshimit në vështrimin tonë të botës.

Steve Xhobs gjithmonë do të jetë i njohur si njeriu që e bëri teknologjinë të lehtë për t'u përdorur nga të gjithë, jo vetëm nga ekspertët. Ai ishte një ikonë e teknologjisë në botën e kompjuterëve personal.

"Ne vetëm përpiqemi për të krijuar prodhime që mendojmë se janë me të vërtetë të mrekullueshme dhe se njerëzit mund t'i duan. Ndonjëherë kemi të drejtë, ndonjëherë gabim."

Më shpesh ai kishte të drejtë. Dhe nga Gjermania në Kinë, konsumatorët janë tërhequr gjithnjë e më shumë ndaj pajisjet Apple. Francis Lun është një analist i teknologjisë në Hong Kong.

"Stiv Xhobs ka ndryshuar mënyrën se si shkarkojmë muzikë, ka ndryshuar mënyrën se si i përdorim aparatet dhe si u përdorim kompjuterat."

Steve Xhobs, ish student që e la shkollën, lindi më 24 shkurt 1955, dhe u rrit në atë pjesë të Kalifornisë që më vonë u bë e njohur si Silicon Valley, një qendër e industrisë së teknologjisë së Shteteve të Bashkuara.

Në vitin 1974, Xhobs filloi punën në garazhin e shtëpisë së tij me shokun e vet Steve Wozniak, duke zhvilluar kompjuterin e parë Apple.

Profesor David Karroll i shkollës së projektimeve Parsons thotë:

"Fakti që ai ishte në gjendje të ri-projektonte fund e kryer mënyrën e zhvillimit të tregtisë amerikane është me të vërtetë mahnitëse. Ai ndoshta do të konsiderohet një gjigant industrial në shkallën e Thomas Edisonit dhe Henry Fordit, kështu që një nga njerëzit më të mëdhenë të gjitha kohërave."

Xhaklin Thuner nga Bruklini thotë:

"Unë mendoj se Apple ka ndryshuar mënyrën sesi njerëzit mendojnë për marrëdhëniet e tyre me teknologjinë."

Salma Raza nga Londra thotë:

"Unë mendoj se ai është me të vërtetë vuri diçka në lëvizje që do të ketë efekt të madh në të ardhmen."

Por në 2004, Jobs njoftoi se kishte bërë një operacion për kancer pankreatik. Pesë vjet pas operacionit kancerit, Xhobs mori një transplantim të mëlçisë.

"Rreth pesë muaj më parë kam pasur një transplantim të mëlçisë. Kështu që unë tani kam mëlçinë e personi 25 vjeçar"

Dr Mateu Uolsh është kryetar i Kirurgjisë së Përgjithshme në Klinikën Cleveland.

"Kjo sëmundje ka prirje të rikthehet, përhapet dhethith energjinë tuaj."

Në muajin gusht, Steve Xhobs dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të firmës Apple, duke i bërë disa konsumatorë të mendonin se kompania nuk do të jetë e njëjtë pa atë.

Stefan Bott nga Gjermania thotë:

"Unë nuk mendoj se nuk do të vazhdojnë të jenë si më parë, pasi Steve Xhobs ishte truri prapa ideve."

Por të tjerë kanë një pikëpamje ndryshme.

Soren Resman i firmës IEEE thotë:

"Steve Xhobs i ka përzgjedhur vetë pasardhësit e tij. Unë mendoj se kompania është në duar të sigurta."

Vdekja Steve Xhobs vjen një ditë pasi firma Apple shpalli prodhimin e ri iPhone4S. "Pasioni, shkëlqimi dhe energjia e tij ishin burim inovacionesh të panumërta që përmirësojnë dhe pasurojnë jetën tonë", thuhet një deklaratë të kompqanisë Apple, duke njoftuar vdekjen e tij. Steve Xhobs ishte 56 vjeç

Fotogaleri:

XS
SM
MD
LG