Lidhje

Kore e Veriut: Marshime mortore në kujtim të udhëheqësit Kim Jong Il

  • Zëri Amerikës

Kore e Veriut: Marshime mortore në kujtim të udhëheqësit Kim Jong Il

Kore e Veriut: Marshime mortore në kujtim të udhëheqësit Kim Jong Il

Turma koreano-veriorësh të përlotur marshuan sot nëpër rrugët e kryeqytetit të vendit, me lule dhe duke u lutur për udhëheqësin e vdekur Kim Xhong Il, i cili vdiq të shtunën, në moshën 69-vjeçare.

Pamjet televizive nga vendi i mbyllur komunist paraqitën sot mijëra njerëz të pikëlluar që ishin mbledhur tek statuja gjigande në Phenian e udhëheqësit komunist, ndërsa popullata e Koresë e Veriut përpiqen të absorbojnë lajmin e vdekjes së tij.

Agjencia koreanoveriore Qendrore e lajmeve njoftoi se zoti Kim vdiq nga infarkti, ndërsa udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në bazë. Në lajmin e agjencisë thuhej se zoti Kim vdiq për shkak të mbingarkesës fizike dhe mendore.

Dita e funeralit shtetëror është caktuar 28 dhjetori dhe zija kombëtare 10 ditore tashmë ka filluar. Një njoftimin e agjencisë thuhej se në ceremoninë mortore nuk do të lejohen të shkojnë delegacione të huaja për të shprehur ngushëllimet e tyre.

XS
SM
MD
LG