Lidhje

Vdes në moshën 91 vjeçare John Demjanjuk


Ish-gardiani i një kampi përqendrimi nazist John Demjanjuk i shpallur fajtor në Gjermani vitin e kaluar se kishte ndihmuar në vrasjen e rreth 28 mijë të burgosurve, vdiq sot në moshën 91 vjeçare.

Policia në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugore thotë se Demjanjuk vdiq në një azil në qytetin Badf Feilnbach. Ai ishte dënuar majin e vitit të kaluar me pesë vjet burgim por u lirua në pritje të një apelimi.

Demjanjuku, i cili kishte lindur në Ukrainë, kishte mohuar çdo lloj roli gjatë Holokaustit dhe kishte shfaqur pretendimin se ai vetë kishte qenë viktimë e nazizmit. Ai i tha trupit gjykues se se e kishin marrë në ushtrinë sovjetike në vitin 1941, ishte mbajtur i burgosur lufte nga gjermanët dhe rekrutuar si gardian i kampit të burgut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Demjanjuku u bë qytetar amerikan dhe kaloi dekada të tëra duke punuar si mekanik para se të ekstradohej për të dalë në gjyq në Gjermani në vitin 2009. Shpallja e tij fajtor, vendosi një precedent, pasi ishte hera e parë që dikush shpallej fajtor vetëm sepse kishte shërbyer si gardian, pa prova se ishte përfshirë në një krim.

XS
SM
MD
LG