Lidhje

Vdiq në moshën 88 vjeçare aktivistja e të drejtave të njeriut në periudhën sovjetike, Jelena Boner

  • Zëri Amerikës

Vdiq në moshën 88 vjeçare aktivistja e të drejtave të njeriut në periudhën sovjetike, Jelena Boner

Vdiq në moshën 88 vjeçare aktivistja e të drejtave të njeriut në periudhën sovjetike, Jelena Boner

Vdiq në Shtetet e Bashkuara në moshën 88 vjeçare aktivistja e të drejtave të njeriut në periudhën sovjetike, Jelena Boner, bashkëshorte e laureatit të Çmimit Nobel, Andrei Saharov.

Boner vdiq dje nga probleme të zemrës në Boston, ku jetonte vitet e fundit me djalin dhe vajzën. Ajo kishte kaluar dy atake në zemër dhe shëndeti i saj ishte keqësuar. Pjestarë të familjes thanë se trupi i saj do të digjet dhe hiri do të varroset në Moskë pranë burrit të saj Saharovm, i cili vdiq në vitin 1989.

Jelena Boner, ishte aktiviste e të drejtave të njeriut dhe kritikonte pa u lodhur shkeljet e këtyre të drejtave nga autoritetet e periudhës sovjetike. Ajo u njoh me disidentin tjetër, Andrei Saharov në vitin 1970 dhe u martua me të pas dy vjetësh. Të dy ata u internuan nga autoritetet sovjetike në qytetin Gorki pasi kritikuan ndërhyrjen e Moskës në Afganistan.

Në vitin 1986, udhëheqësi sovjetik Mihail Gorbaçov i lejoi ata të ktheheshin në Moskë. Pas vdekjes së Saharovit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, zonja Bonner shërbeu si anëtare e Komisionit rus për të Drejtat e Njeriut. Më vonë, ajo u zhgënjye nga rruga e ndjekur nga Rusia moderne, prandaj dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG