Lidhje

Goditet trafiku autoveturave të vjedhura


Policia e Shkodrës njoftoi të shtunën se ka goditur një grup shtitësish dhe pronarë të mjeteve të trafikuara, që funksiononte në 6 rrethe të Shqipërisë; në Shkodër, Malësi e Madhe, Laç, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.

Policia sekuestroi 13 autovetura BMW X5 dhe BMW X6, Mercedez Benz ML , Audi, Volksvagen etj, për të cilat dyshon se janë trafikuar në Shqipëri në rrugë të jashtligjshme.

Po sot, policia njoftoi se proçedoi në gjendje të lirë edhe 13 përsona, pronarë ose shitës të këtyre autonjeteve. Ata janë nga Shkodra, Fushë Kruja, Malësia e Madhe, Vlora dhe Mirdita.

Në njoftimin e saj policia nuk bëri të ditur nëse ka arritur të zbulojë përsonat që i kanë trafikuar këto automjete brenda territorit të Shqipërisë.

Operacioni i sotëm i policisë së Shkodrës pasonte një tjetër operacion ku u sekuestruan 19 automjete të markave të shtrenjta si dhe u arrestuan 11 persona, të dyshuar se kishin trafikuar automjete, në rrugë të jashtligjshme, përmes pikëkalimit kufitar-doganor të Hanit të Hotit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG