Lidhje

Vëllazëria Myslimane në Egjipt kërkon aleatë


Vëllazëria Myslimane në Egjipt kërkon aleatë
Vëllazëria Myslimane në Egjipt kërkon aleatë

Një udhëheqës i Vëllazërisë Myslimane në Egjipt thotë se partia Liri dhe Drejtësi e këtij grupi është angazhuar që të bashkëpunojë me forca të tjera nga spektri politik, megjithëse duket se do të sigurojë një shumicë absolute. Por disa njerëz kanë vënë në pikëpyetje sinqeritetin e këtij premtimi, apo e quajnë një përpjekje për të ndarë përgjegjësinë për drejtimin e Egjiptit në kohëra të trazuara.

Ka dy argumenta të vazhdueshme dhe në dukje kundërthënëse që ka paraqitur partia që po fiton më shumë vota në zgjedhjet e Egjiptit. Njëra është që Vëllazëria Myslimane do t’u shtrijë dorën e bashkëpunimit të gjithë faktorëve, ndërsa përpiqet të zgjidhë problemet e vendit. Dhe e dyta, që përgjigjia ndaj këtyre problemeve mund të gjendet në sloganin e tyre: “Islamizmi është zgjidhja”.

Ideologjia e grupit mbështetet tek premisa se Islami është në qendër të cdo gjëje që nga jeta e familjes tek qeverisja kombëtare. Megjithatë po bën të pamundurën që të zbusë shqetësimet që shkakton një ideologji e tillë tek të krishterët e Egjiptit, laikët dhe të tjerë, nëse Vëllazëria fiton një shumicë absolute pas fazës së tretë të votimit këtë javë.

Essam el Erian, zëvendës kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi i tha Zërit të Amerikës se kjo parti nuk nuk do t’i shmanget angazhimit ndaj demokracisë, edhe nëse kjo nuk i shkon për shtat islamistëve të tjerë, përfshirë Salafët ultrakonservatorë.

“Ne nuk jemi në konflikt me ndonjë grup, megjithatë ne do të vazhdojmë me angazhimin tonë për aleancë demokratike me mbi 10 parti që përfaqësojnë të gjitha fraksionet politike në vend. Salafët janë të respektuar sepse kanë 80 vende deri tani, të cilat mund të shtohen në fazën e tretë. Pra ne respektojmë zgjedhjen e publikut, por nuk do të ndryshojmë aleancat tona”.

Më e pakta që mund të thuhet është se aleanca nuk është e natyrshme, duke pasur parasysh që udhëheqesit e partisë, megjithë retorikën e përfshirjes, janë kundër idesë së një gruajë apo një të krishteri kopt si president.

Por Vëllazëria Myslimane ka një histori të gjatë të qëndrimeve praktike: ata krijuan një mbështetje masive, duke bërë bamirësi, ndërkohë që zyrtarisht ishte e ndaluar nga qeveria. Dhe megjithëse nuk ishin forca drejtuese e kryengritjes së vitit të kaluar, ata kanë pranuar rezultatet e saj.

Erian thotë se më shumë se në cdo gjë tjetër, programi i Partisë për Liri dhe Drejtësi mbështetet tani tek uniteti kombëtar, jo ideologjia.

“Ne e kuptojmë që solidariteti kombëtar që u shfaq në revolucion vazhdon të ndërtojë vendin. Kështuqë që ne duam që të gjitha blloqet politike në parlament të punojnë së bashku në bazë të një programi të posacëm që ka si përparësi popullin e Egjiptit, mbi cdo program tjetër politik”.

Disa vëzhgues besojnë se ky qëndrim tregon një tjetër aspekt të pragmatizmit. Egjiptianët nuk kanë pasur shumë përfitime konkrete që nga revolucioni dhe shpresojnë që parlamenti i ri të sjellë ndryshime të vërteta.

Fahmy Hoëeidi, një analist i gazetës Shorouk beson se Partia për Liri dhe Drejtësi mund të jetë duke u përpjekur që të gjejë një mburojë për vete, nëse përparimi është i ngadaltë.

“Ata mendojnë se nuk mund ta mbajnë përgjegjësinë të vetëm dhe pa ndihmën e grupeve të tjera, që janë ose liberalë ose laikë, nuk mund të bëjnë asgjë. Kështuqë ata mund ta mbajnë përgjegjësinë të gjithë së bashku për të ardhmen”.

Ndoshta në të ardhmen e afërt, sfida më e madhe është sesa autiritet do të jetë në gjendje të ushtrojë secila nga forcat politike. Vëllazëria përgjithësisht ka përkrahur udhëheqjen e përkohëshme ushtarake në vend, megjithëse elementë të tjerë kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër tyre.

Por muajt e fundit filluan të shfaqen përcarje, vecanërisht për kushtetutën e re. Mosmarrëveshjet pritet të arrijnë kulmin ndërsa dhoma e re e përfaqësuesve bëhet gati të mblidhet për herë të parë më 23 janar. Cfaredo vendimi të marrë Vëllazëria për aleancat afatgjata, tani për tani i duhen të gjithë partnerët që mund te sigurojë.

XS
SM
MD
LG