Lidhje

Netanyahu: Izraeli mund të heqë dorë disa nga vendbanime


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të duhet të japë disa nga vendbanimet për të arritur një marrëveshje paqe me palestinezët.

Zoti Netanyahu i tha një stacioni televiziv izraelit se është e qartë se disa vendbanime nuk do të jenë pjesë e marrëveshjes dhe të gjithë e kuptojnë këtë.

Kryeministri tha se do të mundohet të sigurohet që numri i këtyre vendbanimeve të lëshuara të jetë sa më i vogël. Ai tha gjithashtu se Jeruzalemi do të mbetet nën kontrollin izraelit.
XS
SM
MD
LG