Lidhje

Vendet arabe dhe ligji amerikan për 11 shtatorin


Vendet arabe kanë shprehur shqetësimin për një ligj të miratuar nga Kongresi amerikan që u lejon familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001 të padisin qeverinë saudite për mbështetje të terrorizmit.

Një deklaratë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një organizëm prej gjashtë vendesh ndër të cilat edhe Arabia Saudite, thotë se ky legjislacion “i kundërvihet parimeve themelore të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, në veçanti imunitetit dhe sovranitetit”.

Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan e miratoi ligjin ditën e premte, megjithë këmbënguljen e Shtëpisë e Bardhë për ta bllokuar atë nëpërmjet vetos. Gjithashtu, Senati amerikan miratoi në muajin maj Ligjin për Drejtësi Kundër Sponsorëve të Terrorizmit.

15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve më 11 shtator, ishin shtetas sauditë.

XS
SM
MD
LG