Lidhje

Vendet e Afrikës Perëndimore vendosin sanksione ndaj Malit

  • Zëri Amerikës

Vendet e Afrikës Perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Malit, ku udhëheqësit e grushtit të shtetit po zotohen që të rivendosin pushtetin civil por deri tani pa bërë veprime konkrete.

Udhëheqësit nga Komuniteti Ekonomik i Vendeve të Afrikës Perëndimore, vendosën sot që të vihen sanksione diplomatike dhe financiare me efekte të menjëhershme.

Krerët e shteteve u takuan në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, pasi përfundoi koha e vendosur prej 72 orësh për shefët e juntës të Malit, për të rivendosur rendin kushtetues.

Të dielën, udhëheqësi i grushtit të shtetit tha se kushtetuta dhe të gjitha institucioneve shtetërore janë rivendosur por nuk ka dhënë kohë për zgjedhjet.

Sipas një korrespodenti të Zërit të Amerikës në bisedimet e sotme, Komuniteti Ekonomik tha se njoftimi i juntës është një hap në drejtimin e duhur, por duhen parë veprime konkrete.

XS
SM
MD
LG