Lidhje

Lidhja Arabe i paraqet Sirisë planin për zgjidhjen e krizës

  • Zëri Amerikës

Lidhja Arabe i paraqet Sirisë planin për zgjidhjen e krizës

Lidhja Arabe i paraqet Sirisë planin për zgjidhjen e krizës

Vendet e Lidhjes Arabe thanë se u kanë paraqitur zyrtarëve sirianë një plan konkret për t’i dhënë fund godijes së përgjakshme të kryengritjes së opozitës dhe presin që Damasku të përgjigjet sot.

Kryeministri i Katarit Hamad bin Jasim al-Thani kryesoi bisedimet e djeshme në kryeqytetin e vendit, Doha. Ai tha se Sirisë i është paraqitur një propozim “pozitiv” dhe “serioz” që duhet të vihet në zbatim menjëherë.

Hollësitë e planit të Lidhjes Arabe nuk janë bërë të ditura, por përpjekjet e mëparëshme të grupit për të ndërmjetësuar një marrëveshje me Damaskun përfshinin kërkesa që Presidenti sirian Bashar al-Assad të tërhiqte forcat dhe të mbante zgjdhjet presidenciale më herët.

Al-Thani tha se lidhja do të vendosë se çfarë masash do të marrë ndaj Sirisë të mërkurën, pasi të dëgjojë përgjigjen e qeverisë së zotit Assad.

Rrjeti televiziv Al-Arabiya tha se ministri i Jashtëm i Katarit i dha një mesazh të Lidhjes Arabe homologut të tij sirian në të cilin i bëhet thirrje forcave siriane të sigurisë të ndalojnë të shtënat me armë zjarri ndaj civilëve të paarmatosur. Ky kanal teliviziv tha se ministri i Jashtëm sirian Walid al-Moallem akuzoi komunitetin ndërkombëtar për reagimet e tepruara për ato që ai i quajti “gënjeshtra” të medias në lidhje me situatën në Siri.

22-anëtarët e organizatës arabe kanë ashpërsuar kritikat kundër Sirisë, pasi të premten aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat siriane të sigurisë qëlluan dhe kanë vrarë dhjetëra protestues anti-qeveritarë.

XS
SM
MD
LG