Lidhje

Vendoret, ankimimet në KQZ


Që pas ditës së votimit janë paraqitur 36 kërkesa ankimore. PD kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në Këlcyrë dhe Kurbin. E njejta kërkesë edhe nga LSI-ja për Vorën

Në Shqipëri, janë 36 kërkesa ankimore që kanë mbërritur deri pasditen e sotme pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që pas ditës së votimit më 21 qershor

Pjesa dërrmuese e ankimimeve është paraqitur nga parti të vogla dhe kanë të bëjnë kryesisht me rezultatet për Këshillat Bashkiak. Komisioni qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar disa prej tyre, për një pjesë tjetër ka kërkuar plotësimin e dokumentacionit, ndërsa do të marrë në shqyrtim rastet e mbetura.

Ndër kërkesat e paraqitura, bie në sy ajo e Partisë demokratike për zgjedhjet në Kurbin, ku KQZ nuk pranoi dorëheqjen e kandidatit të koalicionit të djathtë dhe emri i tij mbeti në listë. Partia demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre. E njëjta kërkesë është bërë dhe nga kandidati i pavarur në Këlcyrë Bujar Fezga i cili u mbështet nga e djathta dhe humbi me një diferencë prej 116 votash.

Po sot pasdite edhe Lëvizja socialiste për integrim, kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në bashkinë e Vorës, ku ajo kishte denoncuar që më parë përfshirjen në lista të afro 600 votuesve që sipas saj Iipërkisnin zonave të tjera. Kandidati i së djathtës për këtë Bashki fitoi me mbi 250 vota më shumë. Për rastin e listave të Vorës, ka dhe një hetim të nisur nga Prokuroria.

XS
SM
MD
LG