Lidhje

Reforma në drejtësi: Opozita kërkon komision të përbashkët


Komisioni i Venecias pritet të marrë pjesë në punën e komisionit të posaçëm që parlamenti shqiptar ka ngritur për reformimin e sistemit gjyqësor. Kjo është rruga më e drejtpërdrejtë për të ndihmuar Shqipërinë, në këtë reformë që Presidenti i Komisionit të Venecias, Xhani Bukikio, e quajti me një përparësi të lartë.

Ai tha se në të gjitha bisedat me zyrtarët dhe politikanët e lartë mbizotëruan fjalët për dialog, gjithëpërfshirje, konstruktiviteti, konsultimi sa më i gjerë me të gjithë të interesuarit, Konsensus dhe mirëkputimi më i gjerë i mundshëm.

“Reforma në sistemin e drejtësisë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme për zhvillimin social ekonomik dhe demokratik të Shqipërisë si dhe për integrimin e saj në Europë” - deklaroi zoti Bukikio gjatë një konferen shtypi në Tiranë.

Komisioni i Venecias mund të ndihmojë në kapërcimin e situatave konfliktuale dhe për t'i zgjidhur këto probleme, sepse është i paanshëm dhe neutral. “Ne jemi këtu që palët e ndryshme politike të merrren vesh dhe të bien dakord për më të mirën e vendit dhe në përputhje me standartet europiane” - tha zoti Bukikio.

Komisioni i Venecias është i gatshëm të japë mendimet e veta në çështjet kushtetuese, themelore dhe me ndjeshmëri të lartë. “Demokraci do të thotë që shumica duhet të respektojë opozitën. Duhen pranuar pozitat e ndryshme, brenda së mundshmes. Duhet gjetur një terren mirëkuptimi. Dhe këtu është roli këshillimor i bashkësisë ndërkombëtare dhe e komisionit të Venecias”, - tha presidneti i tij Xhani Bukiko, i cili është i mendimit se reforma në sistemin mund të jetë aq e gjerë sa të çojë edhe deri në ndryshime të Kushtetutës.

Ndërkaq opozita i kërkoi sot shumicës që reformën në drejtësi ta hartojë një komision i posaçëm parlamentar, me numër të barabartë antarësh, me bashkëkryetar dhe me të drejtë vetoje. Kjo strukturë komisioni iu ofrua opozitës gjatë reformës administrativo-territoriale, ku ajo nuk mori pjesë asnjëherë. Po ashtu PD nuk po merr pjesë në komisionin e reformës gjyqësore, që është mbledhur disa herë, as sot kur është arritur një marrëveshje për bashkëpunim parlamentar.

XS
SM
MD
LG