Lidhje

Bota sheh kalimin e Venusit mbi Diell


Njerëzit e mahnitur nën qiellin e pastër mundën të shikonin mbrëmë një pamje shumë të veçantë, kalimin e planetit Venus midis Tokës dhe Diellit.

Ky kalim i Venusit është një prej ngjarrjeve më të ralla astronomike dhe nuk do të përsëritet deri në vitin 2117.

Kalimi i Venusit ndodh dy herë brënda një periudhe 8 vjeçare dhe ky cikët i dyfishtë përsëritet pas më shumë se një shekulli. Gjatë këtij kalimi, Venusi, duket si një njollë e vogël, e errët dhe e rrumbullakët që lëviz përpara diellit.

Njerëz në 7 kontinente, përfshirë edhe Antarktidën, patën rastin e rallë të shikonin pjesë ose të gjitha kalimin e Venusit mes tokës dhe diellit.
XS
SM
MD
LG