Lidhje

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin

  • Astrit Lulushi
  • Zëri Amerikës

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin

Veprimtaria mendore vonon Alzheimerin

.Një studim nga shkencëtarë të universitetit të Kalifornisë në Berkeley zbulon dëshmi fizike se njerëzit që sfidojnë veten intelektualisht, ulin ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit. Me pak fjalë, kjo sëmundje e trurit mund të luftohet nga vetë truri. Kolegu Astrit Lulushi sjell hollësi

Zgjidhja e një fjalëkryqi të thjeshtë mund të jetë e vështirë kur Alzheimeri ka zënë vend. Por prej kohësh shkencëtarët kanë menduar se kryerja e veprimtarive të ngjashme mendore gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë për t'a mbajtur larg këtë sëmundje. Tani një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley e ka zhvilluar këtë ide një hap më tej - duke studiuar depozitat e pllakëzave amyloide në tru, të cilat lidhen me Alzheimerin.

Dr. William Jagust, një nga autorët e studimit thotë; " se nuk është vetëm çështja për t'u mbrojtur nga efektet e pllakëzave amyloid, por edhe si të arrijmë të depozitojmë sa më pak prej tyre."
Ekipi i shkencëtarëve studioi historinë e sjelljeve të të moshuarve të shëndetshëm, duke u përqëndruar në çështjen se sa shumë sfida mendore ata kishin patur gjatë dekadave, në çdo fushë - nga leximi rregullisht deri në zgjidhje fjalëkryqesh. Pasi mbodhën këto të dhëna, shkencëtarët filluan të hetojnë trurin e pjesmarrësve në studim.
Rezultati që doli ishte se sa më shumë veprimtari intelektuale a mendore, aq më pak amyloid ata kishin në trurin e tyre.
Doktor Jerome Goldstein në klinikën kërkimore të Alzheimerit, në San Francisko, thotë se nuk ka dyshim që depozitat amyloide janë shenjat më dalluese në trurin e prekur nga Alzheimeri dhe sa më shumë këto depozita shtohen aq më shumë rëndohet gjendja e pacientit.
Megjithëse shkaku i saktë i humbjes së kujtesës (veçori e Alzheimerit) nuk është i qartë - vonimi i shfaqjes së sëmundjes mund të jetë kyç nëse kihen parasysh karakteristikat e veçanta të Alzheimerit.

Një aspekt tjetër ende i paqartë për shkencëtarët është "pse gjendja e personave që preken herët në moshë nga Alzheimeri, keqësohet me ritme më të shpejta sesa gjendja e personave që preken më vonë."
Studimi në Berkeley nuk konfirmon se, shtimi i veprimtarisë mendore në moshë të vonë do të kishte efekt të ngjashëm në ngadalësimin e akumulimit të pllakëzave amyloide. Shkencëtarët thonë se kanë në plan të kryejnë një tjetër studim të ngjashëm duke përdorur Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI), në përpjekje për të zbuluar lidhjen midis veprimtarisë mendore dhe zhvillimit të pllakëzave amyloide në tru.


Gratë më të ndjeshme ndaj dhimbjes

Pyetja shtrohet; A ndjejnë gratë më shumë dhimbje sesa meshkujt? Kjo varet se kush pyetet. Por studimet e reja thonë se gratë janë, vërtetë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

Disa kushte të caktuara mjekësore janë më të shpeshta tek gratë. Studimet kanë treguar se gratë vuajnë më shumë nga migraina, fibromyalgia dhe sindromi i acarimit të zorrëve. Madje disa gra janë në dhimbje deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Por një studim i ri i botuar këtë javë në “Journal of Pain” zbulon se kur burrat dhe gratë vuajnë nga sëmundje të njëjta – të tilla si problemet të shtyllës kurrizore infeksione sinusi, artriti ose diabeti – gratë ndjejnë më shumë dhimbje.

Shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit studiuan të dhënat mjekësore elektronike të 11 mijë pacientëve, që ishin pyetur të vlerësonin shkallën e dhimbjes, pyetje rutinë e vizitës tek mjeku.

Gjatë shqyrtimit u pa se gratë kishin raportuar nivele shumë më të larta të dhimbjes sesa burrat për 21 nga 22 sëmundjet.

Pse ndodh kjo? A kanë meshkujt kufij të ndryshëm dhimbjesh në krahasim me femrat? A reagojnë ndryshe ndaj barnave? Janë ata më tolerantë ndaj dhimbjeve, apo ankohen më pak se femrat?

Këtyre pyetjeve, studimi nuk u përgjigjet, por autorët theksojnë nevojën për më shumë kërkime pse burrat dhe gratë i përjetojnë dhimbjet ndryshe dhe nëse trajtimi i tyre duhet të jetë i veçantë a ndryshe për secilën gjini.

XS
SM
MD
LG