Lidhje

Industria e verës gjatë recesionit


Industria e verës në Itali është prekur nga kriza ekonomike dhe shpreson se prodhimi i këtij viti do të jetë më i mirë për biznesin brenda dhe jashtë vendit. Në mënyrë paradoksale, kompanitë më pak të prekura nga kriza janë ato të cilat prodhojnë verërat më të shtrenjta.

Pak ka ndryshuar në 100 vitet e fundit në mënyrën e korrjes së rrushit në Torano Nuovo, një qytet i vogël në rajonin Abruzzo të Italisë qendrore. Këtu, prodhimi i verës është një art, një pasion; fizikisht i mundimshëm por me shpërblim të madh.

Kompania Emidio Pepe, e menaxhuar nga një familja Pepe, ka prodhuar verën nga rrushtë e vjelur me dorë dhe të shtypur me këmbë që nga fundi i shekullit të XIX-të.
Rezultati është një prodhim me cilësi të lartë, i cili e ka mbrojtur kompaninë nga efektet e krizës ekonomike që ka prekur Italinë dhe tregun e verërave kudo në botë.

Duke parë këto kodra të mbuluara nga vreshtat mbushur me rrush të pjekur, është e vështirë të besosh se Italianët po blejnë më pak verë kohët e fundit. Chris Leo është një amerikan 39 vjeçar i cili vendosi të merrte pjesë në vjeljen e rrushit të përvitshëm pasi provoi verën Emidio Pepe në Los Anxhelos.

“Në kohëra të mira ose të vështira, çdokush ka nevojë për verë. Në kohëra të mira, mund të pish verë në një restorant të shtrenjtë, dhe në kohëra të vështira mund të shoqërosh një darkë të mirë në shtëpi me një shishe vere. Mendoj se ka gjithmonë një nevojë për verë”, thotë ai.

Por gjatë viteve të fundit, kërkesa për verë në Itali ka rënë në mënyrë dramatike. Sipas shoqatës kryesore italiane të kultivuesve të verës, Assoenologi italianët mesatarisht do të pijnë 40 litra për person në 2013-ën, në krahasim me 45 litra në 2007-ën dhe 110 litra në vitet ’70.

Zgjidhja për prodhuesit duket se duhet të jetë jo vetëm përqëndrimi në cilësinë e verës, por edhe për t’i bërë ato të veçanta. Familja Pepe i përshkruan verërat e saj si “bio – dinamike.” Verëra të tilla si Pecorino, Trebbiano dhe Montepulciano, pohon familja Pepe, janë “gjallë” sepse ato trajtohen dhe respektohen si krijesa të gjalla.
Emidio Pepe është pronari i kompanisë dhe është përkushtuar me ruajtjen dhe vazhdimësinë e traditave të trashëguara nga gjyshi i tij, emrin e të cilit ai mban.

“Në Amerikë , kritikët amerikanë kanë shkruar se unë prodhoj një nga verërat më të mira të kuqe në botë, dhe kjo më bën të shumë të gëzuar” , thotë ai.

Dyzet e pesë përqind e verës së prodhuar nga Emidio Pepe eksportohet në të gjithë botën përfshirë Kinën, Japoninë, Australinë, Amerikën, Kanadanë dhe Evropën veriore.

Ndërsa sasia e verës italiane mund të jenë pakësuar nga shtëpitë italiane, ajo është po shtohet në tavolinat e fqinjëve të saj evropiane dhe gjetkë.
Sipas Assoenologi, shitjet e verës italiane u rritën 10 përqind gjatë tremujorit të parë të 2013-ës.

Korrjet e vitit të kaluar ishin më të paktat që nga viti 1950 për shkak të një vere të nxehtë dhe shirave stuhive e shiut . Kultivuesit shpresojnë se të korrat e këtij viti do të jetë më të mira, sepse moti ka qenë i butë.

Shoqata e kultivuesve të verës, Assoenologi, parashikon se vreshtat italiane do të prodhojnë rreth 44-45 milion hektolitra verë dhe lëng rrushi, një rritje prej 8 për qind nga viti i kaluar.

Nëse parashikimi është i saktë, Italia do të fitojë përsëri titullin e prodhuesit më të madh të verës në botë, duke ia kaluar Francës. Por me vazhdimin e krizës ekonomike në Itali , është e paqartë nëse italianët do të rifillojnë të blejnë më shumë verë së shpejti.

“Në mënyrë paradoksale, verërat të cilat shiten më shumë gjatë një krize ekonomike janë ato më të shtrenjtat,” thotë eksperti i ushqimit dhe verës Daniele Cernilli. “Sepse ata që blejnë verërat e shtrenjta janë ata që mund ta përballojnë financiarisht, dhe për këtë arsye, janë ata të cilët vuajnë më pak nga kriza”.
XS
SM
MD
LG