Lidhje

Veriu dhe Jugu i Sudanit nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë kufitare


Veriu dhe Jugu i Sudanit nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë kufitare
Veriu dhe Jugu i Sudanit nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë kufitare

Bashkimi Afrikan thotë se Sudani verior dhe jugor janë pajtuar të krijojnë një zonë kufitare të demilitarizuar në mes të tensioneve rreth kontrollit të rajoneve të rëndësishme pranë kufirit.

Bashkimi Afrikan tha dje në një deklaratë se dy palët ranë dakord, pas një takimi në Etiopi, që të kryejnë patrollime të përbashkëta përgjatë kufirit prej 2 mijë e 200 kilometrash mes veriut e jugut.

Një këshilltar i Bashkimit Afrikan thotë se zona e demilitarizuar do të krijohen më 9 korrik, ditën kur Sudani jugor pritet të shpallë pavarësinë nga veriu.

Në të njëjtën kohë dje, Sudani u kërkoi Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që një forcë paqeruajtëse e OKB-së, e cila tani vepron në kufirin jugor të vendit, të largohet që andej pasi Sudani i Jugut të bëhet vend i pavarur.

Ambasadori i Sudanit në OKB i tha Këshillit të Sigurimit se pas 9 korrikut, Kartumi nuk e sheh të nevojshme qëndrimin e 10 mijë trupave paqëruajtëse.

Këtë muaj, forcat sudanezoveriore morën nën kontroll rajonin e pasur me naftë Abjei, një territor i kontestuar mes veriut dhe jugut. Kartumi nuk ka pranuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara, Kombeve të Bashkuara dhe të Sudanit të Jugut për tërheqjen e trupave.

XS
SM
MD
LG