Lidhje

Vështirësitë ekonomike të Italisë ndjehen tek Eurozona


Vështirësitë ekonomike të Italisë ndjehen tek Eurozona
Vështirësitë ekonomike të Italisë ndjehen tek Eurozona

Italisë iu desh të paguante gati dyfishin e normave të interesit për të marrë hua në bono gjashtë mujore. Kjo reflekton shqetësimet e reja rreth problemeve ekonomike në vende që përdorin monedhën e përbashkët evropiane.

Zyra e kryeministrit të ri Mario Monti publikoi një deklaratë sot ku thuhet se Gjermania dhe Franca kanë rënë dakort se një kolaps i borxhit në Itali do të ishte fundi i Euros.

Presidenti francez Nikola Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thanë në takimin e djeshëm se do të mbështesin Italinë dhe Euron. Ata bënë thirrje për ndryshime në traktatet evropiane për të detyruar politika më të mira fiskale. Megjithatë, nuk pati asnjë marrëveshje rreth rritjes së rolit të Bankës Qendrore Evropiane në mbështetje të ekonomive në vështirësi të Eurozonës, apo shitjen e unifikuar të Eurobondeve.

XS
SM
MD
LG