Lidhje

Britani, kthehet në vend veterani i "arratisur"


Një veteran 89 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore, për të cilin një Shtëpi për të Moshuarit në Angli kishte njoftuar se nuk dihej ku ishte, u kthye sot atje shëndoshë e mirë. Bernard Jordan, ish-oficer i Marinës Mbretërore, doli se ishte “arratisur” për të marrë pjesë në ceremoninë që u zhvillua dje në Normandi me rastin e 70 vjetorit të zbarkimit të forcave Aleate, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Jordan tha se kishte ikur në një aventurë të mrekullueshme dhe se nuk ishte shqetësuar aspak për arratisjen e tij. I pyetur nag gazetarët, ai tha se Britania ishte një “vend fitimtar” gjatë Luftës dhe se ndjehej krenar që i kishte shërbyer vendit të tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG