Lidhje

Veteranë të luftës në Irak dhe Afganistan flasin mbi rolin amerikan në botë


Veteranë të luftës në Irak dhe Afganistan flasin mbi rolin amerikan në botë
Veteranë të luftës në Irak dhe Afganistan flasin mbi rolin amerikan në botë

Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve që të kenë një frymë të re për shërbimin dhe sakrificat ndërsa luftërat në Irak dhe Afgansitan po vijnë drejt përfundimit. Presidenti Obama nderoi sot të gjithë ata që kanë shërbyer në ushtri, gjatë një ceremonie për ditën e veteranëve. Ceremonia u mbajt në Varrezën Kombëtare të Arlingtonit – ku janë varrosur shumë pjestarë të ushtrisë. Përpara fjalimit të tij, presidenti Obama mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave për të nderuar pjestarët që janë vrarë në luftëra. Zoti Obama bëri thirrje që personeli i cili kthehet nga luftërat, të marrë kujdesin e duhur, përfitimet dhe të ketë mundësirat e duhura. Ai theksoi hapat që duhen marrë për të ndihmuar, mes tyre edhe urdhëri që qeveria federale të punësojë më shumë veteranë si dhe udhëheqësit e biznesit të punësojnë gjatë viteve të ardhshme 100 mijë veteranë apo bashkëshortë të tyre që shërbyen mbas sulmeve terroriste të vitit 2011. Dita e veteranëve kujton ngjarjen e kësaj date në vitin 1918 kur u firmos marrëveshja për armëpushimin e cila i dha fund luftës së parë botërore. Kjo ditë kujtohet edhe në Europë e njohur si Dita e Përkujtimit.

XXX

... Këta studentë në kolegjin Santa Monica kanë një lidhje të përbashkët. Ata janë veteranë lufte dhe takohen një here në javë për miqësi dhe mbështetje. Për disa prej tyre, realiteti dhe tmerri i luftës është ende shumë i gjallë.

"Kur u ktheva në shtëpi mu deshën 3 vjet që të stabilizohesha me jetën civile. Përjetova një ndjenjë pasigurie, pasi nuk na u sigurua një periudhë tranzicioni dhe përshtatjeje".

Monica Scates shërbeu gjatë gjithë luftës së Gjirit Persik kundër Irakut para 20 vjetësh. Kur u kthye në shtëpi, ajo vuante nga stresi i shkaktuar prej traumës.

"Humba jetën martesore, humba familjen dhe shtëpinë".

Më në fund ajo mori kurimin e duhur dhe sapo ka filluar studimet universitare.

Veterani i ushtrisë, Daniel Anderson shërbeu në Irak dhe Afganistan. Ai hyri në ushtri sepse nuk po shkonte mirë në universitet.

Një veteran tjetër i luftës në Afganistan, Christopher Bellingham, hyri në ushtri për të siguruar të ardhura për studimet universitare.

Që të tre kanë shërbyer në ushtri, por ata kanë pikpamje të ndryshme lidhur me kursin e Amerikës në të ardhmen në Irak dhe Afganistan.

Monica Scates është kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku në fund të këtij viti.

"Kjo tërheqje në fund të vitit do të ishte njësoj siç vepruam në Vietnam. Ne duhet të stabilizojnë së pari popullin irakian. Ata nuk kanë një qeveri të qëndrueshme dhe as një forcë të qëndrueshme ushtarake".

Daniel Anderson nuk është i këtij mendimi.

"Mendoj se është koha që ne të tërhiqemi, sepse irakianët janë gati të kujdesen për fatin e tyre".

Ai nuk është i sigurtë nëse lufta në Irak ishte e vlefshme, si për sa i përket kostos humane ashtu edhe asaj ushtarake.

"Më vjen mirë që Sadam Huseini u përmbys nga pushteti. Në Irak, gjendja nuk është më mirë sepse ai vend është përfshirë nga korrupsioni i hapur. Mendoj se lufta në Irak ishte një konflikt politik dhe strategjik dhe jo një luftë e domosdoshme".

Christopher Bellingham thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të tërhiqen edhe nga Afganistani.

"Atje nuk ka më një objektiv. Ne kemi derdhur shumë para në ekonominë afgane dhe në fakt Shtetet e Bashkuara përbëjnë ekonominë e të gjithë atij vendi. Afganët bëjnë para si rezultat i pranisë tonë. Nuk ka rëndësi se kur tërhiqemi, afganët nuk do të jenë në gjendje të ruajnë nivelin e zhvillimit ekonomik, që ne krijuam për ta".

Por Daniel Anderson thotë se populli afgan ka nevojë për ndihmën amerikane kundër talebanëve.

"Populli afgan shtypet nga ajo organizatë e tmerrshme prandaj mendoj se ia vlen që talebanët të vazhdojnë të luftohen".

Këta tre veteranë nuk besojnë se amerikanët e vlerësojnë plotësisht misionin e trupave të tyre në Irak dhe Afganistan. Për këtë, ata fajësojnë pjesërisht median amerikane.

Përvoja në ushtri po i ndihmon këta tre veteranë të planifikojnë të ardhmen e tyre. Scates dhe Bellingham duan t’i hyjnë një kariere për të ndihmuar veteranët e tjerë të luftës. Anderson dëshiron të bëhet regjizor në mënyrë që të ndajë me të tjerët përvojat e tij.


XS
SM
MD
LG