Lidhje

SHBA feston Ditën e Veteranëve


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Veteranëve dhe nënpresidenti Joe Biden thotë se çdo brez i veteranëve amerikanë “ka përfaqësuar elementët më të mirë që mund të ofrojë ky vend”.

Zoti Biden tha në një fjalim tradicional në nder të veteranëve në Varrezat Kombëtare pranë Uashingtonit se vendi u është borxhli veteranëve për kontributin e tyre për lirinë, për guximin në fushën e betejës për mbi 200 vjet.

Mes aktiviteve të shumta të planifikuara në të gjithë vendin me rastin e Ditës së Veteranëve është një koncert madhështor në Uashington.

Rreth 800 mijë njerëz pritet të mblidhen në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, para ndërtesës së Kapitolit, për të ndjekur koncertin, ku do të këndojnë artistë të njohur, si Bruce Springsteen, Rihanna, Carrie Underwood dhe grupi Metallica.

Organizatorët shpresojnë ta shfrytëzojnë koncertin për të shtuar ndërgjegjësimin për organizatat që ndihmojnë veteranët e luftës, pasi ata përfundojnë shërbimin ushtarak.

XS
SM
MD
LG