Lidhje

SHBA: Përkujtohet Dita e Veteranëve


Presidenti amerikan Barack Obama, ashtu si miliona amerikanë në gjithë vendin po nderon sot në Ditën e Veteranëve ata që kanë shërbyer në forcat e armatosura.
Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle pritën për një mëngjes në Shtëpinë e Bardhë, veteranë të luftrave dhe familjet e tyre dhe më pas vendosi një kurorë me lule në varrezën kombëtare në Arlington pranë Uashingtonit.

Zoti Obama tha se vendi i detyrohet veteranëve mirënjohje për shërbimin e tyre. Ai u angazhua për një mbështetje të veçantë për veteranët që kthehen fusha e betejës në Afganistan, ndërsa lufta më e gjatë e Shteteve të Bashkuara po shkon drejt përfundimit.
Qytetet dhe shtetet amerikane e festojnë këtë ditë me mënyra të ndryshme, shpesh me parada.

Dita e Veteranëve përkon me ditën e përfundimit të Luftës I Botërore kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre arritën armpushim me Gjermaninë për t’i dhënë fund luftimeve në orën e 11 të ditës së 11 të muajit të 11.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG