Lidhje

Video e dorëzimit të ushtarit amerikan


Talebanët afganë kanë nxjerrë një video që tregon dorëzimin e rreshterit Bowe Bergdahl, ushtari amerikan që u lirua të shtunën si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish.

Videoja prej 17 minutash, që u bë sot publike e tregon ushtarin Bergdahl të rruar dhe me kokë të qethur dhe të veshur me një veshje tradicionale afgane.

Ushtari në fillim shihet në një kamion me rimorkio, parkuar në një kodër. Ai hap e mbyll sytë dhe i fërkon herë pas here nga drita e diellit. Disa persona të armatosur janë pranë tij.

Më pas Bergdahl i dorëzohet disa burrave që arrijnë në një helikopter ushtarak. Një nga burrat që e shoqëron tek helikopteri mban një flamur të bardhë.

Dy herë gjatë videos, në ekran shfaqen fjalët: “Mos u kthe në Afganistan”.
XS
SM
MD
LG